Georgina Rodríguez e ka çuar modën në një nivel tjetër. Modelja ka parakaluar në Javën e Modës në Paris, me një fustan të paparë më parë. Marka Vetements ka dizajnuar një fustan të bazuar në një fanellë të nënshkruar nga Cristiano Ronaldo që nga koha kur ai luante për Manchester United.
Copa, tërësisht e kuqe, kishte në stampuar emrin e partnerit dhe numrin shtatë. Përveç markës bie në sy firma e sulmuesit portugez. Imazhi ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tashmë është një nga më viralët e ditës.
Me këtë zgjedhje, Georgina i është bashkuar një lëvizjeje që është quajtur ‘Blokecore’ dhe ka lindur në Angli falë TikTok. Krijuesi i saj, Brandon Huntley, kishte idenë të vishte bluza nga futbolli anglez të shoqëruar me xhaketa sportive dhe atlete. Këtij trendi tashmë i janë bashkuar edhe personazhe të tjerë të famshëm, si Kendall Jenner apo Hailey Bieber.
Georgina Rodríguez desfila para Vetements con una camiseta firmada por Cristiano Ronaldo 👀 pic.twitter.com/tnPHx8Py8V
— HIGHXTAR. (@highxtar_) March 1, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co