Sonte Holanda do të përballet kundër Anglisë, takim i vlefshëm për raundin gjysmëfinal të Kampionatit Europian 2024. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë në 10 vite për “tulipanët” në një kompeticion madhorë, pas asaj të Botërorit 2014, ku u mundën nga Argjentina me penallti. Pikërisht kjo dekadë, ka qenë më e errëta e historisë së Holandës, ku kanë pasur vetëm zhgënjime në çdo eveniment që kanë marrë pjesë, por jo në këtë Europian, pasi kanë shansin e artë për të kthyer edhe njëherë nderin që i takon.
Tifozët e tyre kanë qenë të flaktë gjatë gjithë kompeticionit, ku e kanë mbështetur ekipin e tyre në çdo ndeshje dhe kanë prodhuar festë me koreografi të mahnitshme. Pikërisht sot, mediat gjermane tregojnë se në Dortmund gjenden plot 80,000 tifozë tulipan, që po prodhojnë “show” në rrugët e qytetit gjerman.
The Dutch have turned Dortmund Oranje. 🧡
Up to 80,000 Netherlands fans are expected in the city, which is fewer than 60 miles from the Dutch border, & are working on turning Wednesday’s Euro 2024 semifinal into a home game. 🇳🇱 pic.twitter.com/jFohmmx65r
— Men in Blazers (@MenInBlazers) July 10, 2024
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co