VIDEO/ Gol “alla Del Piero”, sulmuesi shqiptar mahnit tifozët në Angli

video gol alla del piero sulmuesi shqiptar mahnit tifozet ne angli











































Armando Dobra ka shënuar një gol, që ka mahnitur tifozët në Angli. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në minutën e 36-të, të sfidës mes Çestërfilld dhe Bromlej.

bandicam 2025-01-28 21-25-28-439

23-vjeçari nuk u mendua dy herë, por përktheu në gol një pasim në krahun e majtë të sulmit. Goditja e tij erdhi nga jashtë zone dhe zhbllokoi sfidën.

Një gol “alla Del Piero” në Angli, që erdhi prej këmbëve të Dobrës. Kjo ishte rrjeta e tetë për të në kampionat, teksa është paraqitja e 27-të në kampionat.

Liga ku merr pjesë Çesterfilld është e katërta për nga niveli në Angli.

Goli i Armando Dobrës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →