Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, ishte protagonist absolut mbrëmjen e sotme te skuadra e Dinamos së Bukureshtit, në duelin ndaj Petrolul, që përfundoi me rezultatin 4-1.
27-vjeçari ârrĂ«mbeu skenĂ«nâ me 2 asiste dhe 1 gol, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.
Fillimisht Selmani asistoi në minutat 12 dhe 41, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 2-0, ndërkohë që në minutën e 61-të, arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke ngritur shifrat në 3-0.
Në minutën e 82-të, miqtë shënuan golin e nderit me Ticu, teksa Politik, vulosi shifrat në 4-1. Në edicionin e kaluar Selamani i aktivizua 10 ndeshje me fanellën e Dinamos së Bukureshtit, ku shënoi 1 gol, ndërkohë përballja e sotme, ishte e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit elitar rumun.
Kujtojmë që me fanellën e Dinamos së Bukureshtit, në të kaluarën ka shkruar historinë legjenda, Sulejman Demollari, i cili është dhe futbollisti më i mirë i huaj i historisë së klubit rumun.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co