VIDEO/ Gol dhe asist, Daku Show në Rusi, spektakël i sulmuesit shqiptar

video gol dhe asist daku show ne rusi spektakel i sulmuesit shqiptar
video gol dhe asist daku show ne rusi spektakel i sulmuesit shqiptar

Mirlind Daku ishte një nga më të mirët te Rubin Kazan, në ndeshjen e luajtur ndaj Khimki. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dhuroi në asist, në humbjen 2-3 në kampionat.

Në të 45-tën, ylli kuqezi përktheu në gol një penallti, duke dërguar në festë tifozërinë. Në të 65-tën, ai dha një asist për Jukic. 26-vjeçari u përgjigjet në mënyrë perfekte diskutimeve të shumta të bëra së fundmi në Rusi për të, pas zhurmës së madhe të Europianit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co