Besfort Zeneli dhe Arbër Zeneli, dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, u bënë protagonistë në duelin mes Elfsborg dhe Paphos të vlefshëm për raundin e parë të Europa League.
Të dy futbollistët aktivizohen në radhët e suedezëve të Elfsborg.
21-vjeçari Besfort Zeneli ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës suedeze, ndërkohë në minutën e 59-të, vëllai i tij, Arbër Zeneli, i cili është pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës, shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 59-të.
Për fat të mirë, penallti e humbur nga Arbëri u shndërrua në gol nga shoku i tij i skuadrës Hult, në vijim të aksionit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co