Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Venecias, në duelin që u mbyll mes polemikave.
Kapiteni Lautaro Martinez gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 65-të, ndërkohë që në minutën e 90+7, miqtë vendosën baraspeshën me Sverko, por goli u anulua nga VAR, për prekje të topit me dorë në momentin e shënimit. Një vendim ky që irritoi drejtuesit dhe lojtarët e Venecias.
Vlen të theksohet fakti se edhe Interit iu anulua një gol me VAR në minutën e 51-të i shënuar nga Mkhitarjan.
Falë këtij triumfi, skuadra e Inzagit e shikon veten në vendin e dytë me 24 pikë të grumbulluara në 11 javë, 1 më pak se kryesuesit e Napolit.
FT: INTER-VENECIA 1-0
Lautaro Martinez 65′
GOLI I SVERKO i ANULUAR NGA VAR: VIDEO + VIDEO
GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO
GOLI I MKHITARJAN I ANULUAR NGA VAR-I: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL