Sport

VIDEO/ Gol mbresëlënës i Arlind Ajetit në Rumani, mbrojtësi kuqezi i dhuron një pikë CFR Cluj-it

video gol mbreselenes i arlind ajetit ne rumani mbrojtesi kuqezi i dhuron nje pike cfr cluj it
video gol mbreselenes i arlind ajetit ne rumani mbrojtesi kuqezi i dhuron nje pike cfr cluj it

Nuk është një sulmues, por Arlind Ajeti e bëri mirë këtë rol në ditën e sotme. Në ndeshjen që CFR Cluj barazoi 1-1 ndaj Farul Constanta në Rumani, mbrojtësi shqiptar ishte protagonist. Vendasit e Farul shënuan me Deaconu, por një gol fantastik i Ajetit në minutat e fundit vendosi shifrat përfundimtare në 1-1.

30-vjeçari shqiptar po luan sezonin e parë te CFR Cluj, ku në 20 ndeshje të luajtura, ka dhënë një kontribut të çmuar për skuadrën, madje ka realizuar edhe 3 gola. Ajeti ka luajtur më parë për Padovan dhe Pordenonen.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts