Sulmuesi shqiptar Flavio Sulejmani po kalon një moment mjaft të mirë te Lacio U-19, duke u shndërruar në një protagonist absolut. Talenti kuqezi i dhuroi fitoren skuadrës laciale në duelin e sotëm ndaj Kaljarit U-19, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 74.
Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Sulejmanin, që e ngjit Lacion në vendin e katërt me 50 pikë, vetëm 4 më pak se kryesuesit e Interit. Duket se lacialët janë futur fuqishëm në luftën për titullin kampion. Duelin e radhës Lacio U-19 e luan në shtëpi ndaj Leçes U-19.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co