Lazio mundi minimalisht 1-0 Juventusin në Stadio Olimpico (Rome). Lacialët provuan të parët me Taty Castellanos, goditja e tij shkoi fare pranë portës. Sulmuesi tentoi sërish pak më vonë, pa rezultat. Felipe Anderson vendosi në provë Szczesnyn në të 26-tën, e menjëhershme përgjigja e portierit polak.
“Zonja e Vjetër”, pas një aksioni shumë të bukur, shkaktoi drithërima në stadium, gjuajtja tokazi e Chiesas u ndal nga Mandas. Në pjesën e dytë, ekipi i Igur Tudor dominoi në mbajtjen e topit, por hasi mjaft vështirësi në sulm, përballë një prapavije shumë mirë të vendosur.
Lazio futi në “kasafortë” 3 pikët falë golit të Marusic në shtesë, triumf ky që dërgon skuadrën në vendin e shtatë me 46 pikë. Juvja është e 3-ta me 59 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co