Herdi Prenga po kalon një formë të mirë në elitën e futbollit letonez, teksa mbrëmjen e sotme gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e RFS në triumfin 5-1 ndaj Metas. Mbrojtësi i cili është aktivizuar 2 ndeshje me Kombëtaren A të Shqipërisë, shënoi golin e tretë në kampionat në 16 ndeshje.
Prenga është padyshim një nga liderat e skuadrës së RFS që kryeson kampionatin, ku në 24 javë ka arritur të regjistrojë 62 pikë, 4 më shumë se Riga Fc që ka edhe një ndeshje më shumë.
Prenga prej 2 sezonesh është pjesë e RFS dhe po zhvillon paraqitje dinjitoze. Kujtojmë që 29-vjeçari është djali i trajnerit të mirënjohur Besnik Prenga.
GOLI I HERDI PRENGËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co