VIDEO/ Grabiti me dhunë në dy dyqane në Korçe, përfundon në pranga 42-vjeçari (Emri)

video grabiti me dhune ne dy dyqane ne korce perfundon ne pranga 42 vjecari emri
video grabiti me dhune ne dy dyqane ne korce perfundon ne pranga 42 vjecari emri

Një 42-vjeçar ka përfunduar në pranga në Korçë pasi ka grabitur shuma parash në 2 dyqane të qytetit.

[embedded content]

Në një prej këtyre rasteve siç është shfaqur edhe nga pamjet e publikuara nga policia, Rudolf Laloti, kanosi edhe shitësin me thikë, më datë 12 tetor.

Po ashtu raportohet se mesnatën e mbrëmshme ai vodhi një shumë parash në një dyqan tjetër të Korçës në lagjen nr. 7.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Recently”, për zbardhjen e 2 rasteve të vjedhjes.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari që vodhi me dhunë shuma parash në 2 dyqane (në njërin rast, duke kanosur shitësin, me mjet prerës thikë).

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, një mjet prerës (thikë), një përforcues grushti, një kapuç si maskë dhe veshjet që dyshohet se ka patur 42-vjeçari, gjatë vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recently”. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i dy vjedhjeve, shtetasi:

R. L., 42 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 12.10.2024, në lagjen nr. 1, Korçë, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë), ndërsa më datë 14.10.2024, pas mesnate, në lagjen nr. 7, Korçë, ka vjedhur me dhunë një shumë parash në një dyqan tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →