VIDEO/ Hoxha në Luginën e Preshevës: S’jam shqiptar, jam mysliman si ju

video hoxha ne luginen e presheves sjam shqiptar jam mysliman si ju
video hoxha ne luginen e presheves sjam shqiptar jam mysliman si ju

Një hoxhë në Luginën e Preshevës është bërë viral në rrjet, për shkak të deklaratave të tij. Gjatë fjalimit të tij, ai thotë se është mysliman dhe jo shqiptar. “Unë nuk jam shqiptar. Jam mysliman, njësoj si ju të gjithë në Luginën e Preshevës”, tha ai gjatë fjalës së tij.

Hoxha është disi i paqartë në deklarata, ndërsa shpesh përmend edhe “boshnjakizimin e Luginës së Preshevës”.

“Para 33 vitesh kam qenë maturant në Medresenë e Prishtinës. Nuk kam ditur asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Nuk jam shqiptar, unë jam mysliman, si edhe ju që jeni. Kurani thotë se të gjithë jemi myslimanë, shqiptar apo boshnjakë qofshim. Para 28 vitesh ne e kemi nisur punën tonë në Novi Pazar. Atje kanë qenë 5 medrese në kohën e turqve. Isa Beu është themelues i Novi Pazarit, Shkupit dhe Sarajevës.

Bosnjëzimi i Luginës së Preshevës, jo janë gabuar. Ne po bëjmë islamizimin e Sanxhakut, Bosnjës, Kosovës, Preshevës dhe Ballkanit. Ky është qëllimi ynë. Krenaria jonë ka qenë të ndihmojmë myslimanët në Preshevë, që të themelojmë Medresenë në Preshevë. Kjo është prej sot Medreseja e pavarur e Preshevës. Ajo është qëllimi jonë, ajo është boshnjakizimi i Luginës së Preshevës, me pas Medrese të veçantë me emrin e Preshevës. Prej nëntorit do të nisë këtu Fakulteti i Studimeve Islame në gjuhën shqipe. Kush është kundër Medresesë, është kundër islamit dhe myslimanëve. Tani më lejoni me bo pak boshjakizimin e Luginës së Preshevës, në gjuhën boshnjake”, tha hoxha.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →