Historia tragjike e një nëne, e cila endet rrugëve të Durrësit duke kërkuar fëmijën e saj, u trajtua sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti.
Ka qenë mbesa e saj e cila i ka kërkuar emisionit ndihme duke i shprehur shqetësimin për tezen e saj. Ajo tha për redaksinë se tezja është nene e një fëmije, duke qenë në kushte të tilla që nuk është mirë fizikisht dhe mendërisht, shteti u detyrua të marrë fëmijën për t’i siguruar jetën.
Gjatë transmetimit live, asaj i ka rënë të fikët.
[embedded content]
Stafi ka ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmë gruas, ndërkohë që më pas ajo është larguar.
Gjendja shëndetësore e saj është përmirësuar dhe nuk ka qenë nevoja që të dërgohej në spital për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co