Çelsi dhe Mançester Junajtid e kanë mbyllur vitin 2024 me humbje, duke thelluar më shumë krizën që po kalojnë në Premier Ligë.
Londinezët deri pak javë më parë shiheshin si rivalë kryesore të Liverpulit për titullin. Por një seri prej tre ndeshjesh pa fitore, me dy të fundit humbje, ka bërë që ata tashmë të rrezikojnë edhe vendin në katërshen e parë. Sot disfata ka ardhur në fushën e Ipsuiç, që i ka mundur me shifrat 2-0, falë golave të Delap (VIDEO) dhe Hatçinson (VIDEO) në secilën pjesë të ndeshjes.
Edhe më e rëndë ishte humbja e Mançester Junajtid, që u gjunjëzua në shtëpinë e vet me shifrat 2-0 përballë Njukasëllit, duke tronditur tashmë edhe pankinën e Ruben Amorim të emëruar pak javë më parë. Isak në minutën e 4-t (VIDEO) dhe Xhoelinton në minutën e 19 (VIDEO), vulosën shpejt fatin e kësaj sfide që në pjesën e parë të ndeshjes, me “djajtë e kuq” të pafuqishëm të reagonin.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Aston Vila dhe Brajton u ndanë në barazim 2-2.
PANORAMASPORT.AL