Opozita dhe aktivistët e Aleancës për Teatrin zhvilluan këtë të enjte protestën e 20-të para Bashkisë së Tiranës. Tubimi i radhës zgjati rreth 60 minuta dhe u shoqërua me fjalime e thirrje nga organizatorët e protestës të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë kësaj proteste është shënuar edhe një incident. Një i moshuar, siç duket edhe nga pamjet, është përplasur me protestuesit e opozitës.
Pas debateve ai është larguar nga protesta nga disa persona.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co