Mbrëmje magjike për Beshiktashin! Skuadra bardhezi ka turpëruar me rezultatin 0-5, kampionët e Gallatasarait në finalen e Superkupës, në një mbrëmje që rezultoi makthi për Ikardin & CO.
Ylii i Beshiktashit ishte Çiro Imobile, i cili debutoi me dopietë! Golin e parë italiani e shënoi në sekondën e 21-të, ndërsa të dytin në minutën e 81-të nga pika e bardhe e penalltisë.
Svenson, Rafa Silva dhe Hekimoglu kompletuan “manitën” për skuadrën e Van Bronckhorst. Titullar në këtë duel u aktivizua Milot Rashica, i cili qëndroi në fushë 86 minuta, ndërkohë që Ernest Muçi nuk u preferua asnjë minutë nga trajneri holandez, duke e ndjekur finalen e Superkupës nga stoli. Një humbje e rëndë kjo për Gallatasarain, që nuk do të kapërdihet lehtë.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co