Bota Shqiperia Sport

VIDEO/ Injigo Martinez shpëtoi Barcelonën 2 minuta para përfundimit të sfidës, Hansi Flik: Momenti më i mirë, ishte i pabesueshëm













































Barcelona mori 3 pikë të arta në luftën për titull pasi triumfoi në tranfertën e Leganes me rezultat minimal 0-1.flikNë minutën e 48-të, pas një harkimi në zonë nga Rafinja, Saenz devijoi topin dhe shkaktoi autogol duke i dhuruar fitoren blaugranave. Për trajnerin Hansi Flik, momenti i autogolit nuk ishte më i miri në ndeshje, por ai vlerëson ndërhyrjen e Injigo Martinez që shpëtoi skuadrën nga pësimi i një goli në minutën e 92-të. (VIDEO)

“Për mua, momenti më i mirë kundër Leganes nuk ishte autogoli, por goditja e Injigo Martinez në minutën e fundit. Ishte i pabesueshëm. Mbrojtja është pjesë e futbollit. Një tjetër portë e pastër na ndihmon shumë. Të gjithë e bëjnë mirë punën e tyre, është perfekte. Nuk më intereson Real Madridi. Ne fokusohemi vetëm te vetja, te rikuperimi. Unë gjithmonë u them lojtarëve të mi këtë. Fjala ime më e përdorur: rikuperim”, tha Hansi Flikk në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes pas ndeshjes me Leganes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts