Sport

VIDEO/ Inter Miami zhgënjen në Concacaf Champions, një skuadër meksikane eliminon Messin me shokë

video inter miami zhgenjen ne concacaf champions nje skuader meksikane eliminon messin me shoke
video inter miami zhgenjen ne concacaf champions nje skuader meksikane eliminon messin me shoke

Inter Miami është eliminuar në fazën çerekfinale të Concacaf Champions të Amerikës. Lionel Messi me shokë u mundën 2-1 në ndeshjen e parë nga Monterrey, ndërsa meksikanët bënë gjithçka mirë edhe në aktin e kthimit, duke triumfuar 3-1.

Pavarësisht se trajneri i Inter Miami, Martino aktivizoi nga minuta e parë Messi-Suarez, ndeshja rezultoi një malore e vërtetë. Golat e Vazquez, Berterame dhe Gallardo “vulosën” kualifikimin, duke bërë që goli i Gomez në krahun tjetër të shërbente vetëm për statistikë.

Monterrey vazhdon kështu rrugëtimin, teksa në fazën tjetër do të gjejë sërish një skuadër amerikane, Colombus Creë. Inter Miamit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të provojë sezonin që vjen.

[embedded content]

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts