Bota Sport

VIDEO/ Inzagi kundër Inzagit, vëllezërit bëjnë “paqe” në miqësore! Goli i Bisek në minutën e 97-të shmang humbjen e Interit

video inzagi kunder inzagit vellezerit bejne paqe ne miqesore goli i bisek ne minuten e 97 te shmang humbjen e interit





































Një miqësore speciale mes Pizës dhe Interit u zhvillua mbrëmjen e sotme, test ky që u mbyll me shifrat 1-1. Interesant është fakti se trajnerë respektivë të dy skuadrave, ishin vëllezërit Inzagi. 

bisek goli

Filipo nën drejtimin e Pizës, ndërsa Simone “timonier” i Interit.  Testi miqësor u zhvilluar në stadiumin e Pizës, me vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit Piçinini.

Ndërkohë për të shmangur humbjen e zikaltërve mendoi Bisek në minutën e  90+7’. 

Açerbi, Mkhitarian dhe Barela, ishin të vetmit titullarë nga edicioni i kaluar që e nisën nga fillimi sfidën, ndërkohë që në pjesën e dytë u aktivizuan futbollistë të tjerë të rëndësishëm si Dimarko, Bastoni, Çalhanoglu, Fratezi dhe Darmian. Për sa i përket Kristian Asllanit, mesfushori shqiptar nuk u preferua, duke e ndjekur ndeshjen nga stoli.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts