VIDEO/ Ish-sulmuesi i Skënderbeut bën heroin, i dhuron fitoren me përmbysje Astanës në Ligën e Konferencës

video ish sulmuesi i skenderbeut ben heroin i dhuron fitoren me permbysje astanes ne ligen e konferences





































Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Çarls Çinedu, u shndërrua në hero mbrëmjen e sotme te skuadra e Astanës, që triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj rumunëve të Hunedoaras, në duelin e parë të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.  

WhatsApp Image 2024-08-08 at 22.19.27

26-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të të sfidës, duke shënuar golin e fitores. Çarls në fund të sfidës rezultoi edhe lojtari me notën më të lartë në fushë. Ky ishte goli i katërt i tij në 5 ndeshjet e luajtura deri tani me fanellën e Astanës.  

Vlen të theksohet fakti se nigeriani u bashkua me Skënderbeun në vitin 2016, teksa ishte pjesë e klubit korçar për 3 vite, por nuk mundi të linte gjurmë. Ai u huazua edhe te Besa e Kavajës dhe Rabotniçki, me këta të fundit arriti të shpërthente, duke vijuar karrierën më pas në shtete të ndryshme, teksa pak kohë më parë iu bashkua Astanës. 

Për sa i përket ndeshjes së sotme, titullar nga minuta e parë luajti edhe Nazmi Gripshi, ndërkohë që nga stoli u aktivizua Frenkli. Interesant është fakti, se të 3 këta futbollistë që këtë sezon janë pjesë e Astanës, në të kaluarën kanë veshur fanellën e Skënderbeut.  

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →