Sport

VIDEO/ Ishte afër humbjes së parë sezonale, Leverkusen përmbys Hoffenheim dhe “prek” titullin

video ishte afer humbjes se pare sezonale leverkusen permbys hoffenheim dhe prek titullin
video ishte afer humbjes se pare sezonale leverkusen permbys hoffenheim dhe prek titullin

U duk sikur Leverkusen po shkonte drejt humbjes së parë sezonale, por nuk ndodh kështu. Ekipi i  Xabi Alonsos,  përmbysi në fund 2-1 Hoffenheim. Mysafirët “shtangët” pretendentët për titull në minutën e 33-të. Pas disa pasimesh të bukura të skuadrës së drejtuar nga Matarazzo, Beier finalizoi në mënyrë perfekte, duke ndezur kështu festën e tifozëve që kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen nga tribunat e BayArena (Leverkusen).

Xhaka me shokë shtuan presionin në pjesën e dytë, duke “flirtuar” disa herë me golin, por pa mundur dot të arrijë te konkretizimi.   Leverkusen kryesues ia doli të marrë 3 pikët pas golave të Andrich dhe Schick në fund, me diferencën ndaj Bayern ndjekës që shkon në +13.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts