Dhjetëra ushtarë rusë kanë zgjedhur të dorëzohen para brigadës së 40-të ukrainase, pas një operacioni të suksesshëm ushtarak. Ministria e Brendshme ukrainase ka publikuar pamje nga momenti i dorëzimit të trupave ruse.
U raportua se shumica e rusëve që u kapën robër ishin rekrutë, të cilët do të ishin vrarë në luftë, por zgjodhën jetën dhe ulën armët, u tha nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.
“Mizoritë, vrasja e civilëve, torturat dhe abuzimet e njerëzve të paarmatosur janë mënyra e Rusisë. Ushtarët ukrainas janë luftëtarë që kanë nder dhe dinjitet, kështu që ata i trajtojnë të burgosurit armik në mënyrë njerëzore”, shtuan ukrainasit.
Rusët po mbajnë me forcë më shumë se 14,000 civilë ukrainas në robëri dhe është më e vështirë t’i rikthejnë ata sesa ushtrinë apo fëmijët.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co