Bota Sport

VIDEO/ Jamal dhe Levandovski nderojnë Barcelonën, katalanasit triumfojnë ndaj Bilbaos së… Niko Uilliams

video jamal dhe levandovski nderojne barcelonen katalanasit triumfojne ndaj bilbaos se niko uilliams





































Barcelona triumfoi mbrëmjen e sotme ndaj Atletiko Bilbaos me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të La Ligës.  

LEVA-JAMAL

Ishte talenti Lamin Jamal, i cili në minutën e 24-t zhbllokoi sfidën duke shënuar golin e parë sezon, ndërkohë që Sancet vendosi baraspeshën e përkohshme në minutën e 42-të nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1. 

Për golin e fitores te katalanasit mendoi bomberi Robert Levandovski, i cili në minutën e 75-të, vulosi shifrat në 2-1, duke i siguruar triumfin e dytë radhazi skuadrës së Flik.  

Vlen të theksohet se titullar në këtë përballje në radhët e Bilbaos u aktivizua edhe ylli i Europianit, Niko Uilliams, por pa mundur të lerë gjurmë.  Duelin e radhës Barcelona do ta zhvillojë në transfertë ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut.   

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts