Shqiperia

VIDEO/ “Jetën ia morën barbarët e këtij qyteti”, e motra e Egli Progës mesazh prekës nga homazhet për të vëllanë: Ja kam borxh të sjell drejtësinë!

video jeten ia moren barbaret e ketij qyteti e motra e egli proges mesazh prekes nga homazhet per te vellane ja kam borxh te sjell drejtesine
video jeten ia moren barbaret e ketij qyteti e motra e egli proges mesazh prekes nga homazhet per te vellane ja kam borxh te sjell drejtesine

E motra e Eglantin Progës, i cili mbeti i vrarë pasi u dhunua në qytetin e Pogradecit ka folur para mediave nga vendngjarja, ku qytetarë të shumtë po kryejnë homazhe për 42-vjeçarin.

[embedded content]

Ajo u shpreh se vëllait të saj iu mor jeta nga “barbarët e këtij qyteti”, ndërsa u shpreh se ajo do të mbrojë figurën e tij pas vdekjes duke theksuar se “ia ka borxh”.

“Që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do e mbroj pas vdekjes sepse nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Mund të dukem si një e vogël dhe hallexheshë me të zeza, por ja kam borxh vëllait tim të sjell drejtësinë. Nuk dua të përfitoj kush nga vdekja e tim vëllai, nuk dua të politizohet vdekja e tij, por do pranoj ndihmën për vendosjen e drejtësisë. Kriminelët që i kanë mbyllur jetën vëllait tim do shkojnë në burg pa përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ata që u përpoqën ta mbyllin këtë vrasje makabre”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts