VIDEO/ Juristi tregon kush ia propozoi Ramës “Shtetin Bektashi”: Kushtetuta nuk e lejon, por sipas të drejtës ndërkombëtare mund të…

video juristi tregon kush ia propozoi rames shtetin bektashi kushtetuta nuk e lejon por sipas te drejtes nderkombetare mund te
video juristi tregon kush ia propozoi rames shtetin bektashi kushtetuta nuk e lejon por sipas te drejtes nderkombetare mund te

[embedded content]

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj në emisionin “Open” në News24 duke komentuar idenë e krijimit të “shtetit të Bektashinjve” tha se ajo bie në kundërshtim me nenin 1 dhe 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Hazizaj duke analizuar idenë në aspektin juridik, tha se jemi mësuar tashmë me çudira, veçanërisht kur shpallen nga vendet me të cilat Shqipëria është partnere.

“Besoj se idea nuk vjen nga Kryeministri, besoj se është e përpunuar në një zyrë apo institucion, le të themi për një qëllim të mirë, por kjo kërkon ndryshime të thella Kushtetuese. Kushtetuta jonë nuk lejon këtë fragmentarizimin, qoftë edhe në aspektin fetar.

[embedded content]

Por referuar edhe të drejtës ndërkombëtare, mund të krijohet një shtet federal, por që devizat politike dhe ekonomike, nuk mund të ndërmerren pa nismën e shtetit brenda të cilit ndodhet ky mini-shteti.

Pra referuar të drejtës ndërkombëtare mund të realizohet si ide, por duhen ndryshime Kushtetuese”, tha Hazizaj.

Ai tha se nisma të tilla duhen kaluar me referendume. “Ide e çmendur, që e ka burimin diku tjetër, por në thelb mund të realizohet, pasi këtu Kushtetuta mund të ndryshohet edhe brenda natës dhe Gjykata Kushtetuese e miraton me shumicë maksimale votash. Në të drejtën ndërkombëtare mund të gjenden rrugët për ta realizuar”, tha Hazizaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →