Bota Sport

VIDEO/ Juventusi i Tiago Motës në alarm, e mposht edhe Atletiko Madrid në miqësore

video juventusi i tiago motes ne alarm e mposht edhe atletiko madrid ne miqesore




































Starti i aventurës së Tiago Motës në drejtimin e Juventusit nuk është ndër më të mirët e mundshëm. Idetë e trajnerit të ri duket se kanë vështirësi të vihen në zbatim të paktën tani në javët e para dhe ndryshimet e shumta me largimin e emrave të rëndësishëm nga skuadra, ka bërë që faza përgatitore e bardhezinjve të jetë alarmante sa u përket rezultateve.

asdsadsadsadasadsads

Pas humbjes me Nyrenberg dhe barazimit me Brest, sot ka ardhur një tjetër humbje në miqësore, përballë një kundërshtari më me emër si Atletiko Madrid. Skuadra e Diego Simeones ka fituar me shifrat 2-0 falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë të takimit.

Zhoao Feliks realizoi 2 minuta pas pushimit të ndeshjes, kur sapo ishte futur në fushën e lojës për madrilenët, ndërsa në minutën e 88 ishte Korrea me penallti ai i cili dyfishoi rezultatin dhe vulosi këtë sukses të madrilenëve në miqësoren e luajtur në Goteborg.

GOLI I ZHOAO FELIKS (VIDEO)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts