Françesko Kamarda këtë vit do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Milanit, pasi kuqezinjtë e shohin adoleshentin si një futbollist me shumë perspektivë. Dhe ashtu si çdo lojtar i ri i Milanit, adoleshenti është dashur t’i nënshtrohet ritit të fillestarëve.
Ai është dashur të këndojë para ekipit një këngë dhe e ka bërë këtë mbrëmë gjatë darkës, por duke mos lënë edhe aq shumë mbresa me zërin e tij.
Një performancë të cilën Rafael Leao e ka publikuar në rrjetet sociale duke u tallur me Kamardan. “Mirë që di të luash futboll se si këngëtar je shumë keq”, shkruante portugezi i cili përtej futbollit është edhe këngëtar i muzikës hip hop.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co