Shqiperia

Video/Kamioni me ngarkesë rrëzohet në Qafë- Thanë, lëndohet shoferi

video kamioni me ngarkese rrezohet ne qafe thane lendohet shoferi
video kamioni me ngarkese rrezohet ne qafe thane lendohet shoferi

Një kamion me ngarkesë është rrëzuar në Qafë Thane në afërsi të fshatit Lin.

Mësohet se nga aksidenti janë shënuar dëme materiale ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime të lehta.

Aktualisht një korsi e Qafë Thanës është e bllokuar, por qarkullimi kryhet lirshëm.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa pritet një vinç i specializuar për te bërë largimin e kamionit nga rruga.

[embedded content]

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po dyshon tek shpejtësia e lartë në kthesë.

Fatmirësisht ne momentin e rrëzimit në korsinë e kundërt në zbritje të Qafë Thanës nuk ka pasur automjete.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts