Bota Sport

VIDEO/ Kampionët e Shqipërisë nuk falin as Laçin, Egnatia merr fitoren e dytë radhazi

video kampionet e shqiperise nuk falin as lacin egnatia merr fitoren e dyte radhazi





































Egnatia ka mposhtur me shifrat 2-1 Laçin në ndeshjen e vlefshme për javën e 2-të të Superiores.bandicam 2024-08-25 17-00-37-525Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit me Xhoel në minutën e 20′ duke mbyllur kështu pjesën e parë në avantazh.

Egnatia dyfishoi shifrat në të 67-ën me Fangaj dhe kurbinasit shkurtuan diferencën në të 73-ën. Skuadra e Tetovës shënoi edhe golin e tretë në të 82-ën por iu anulua për pozicion jashtë lojë. Kështu Egnatia merr fitoren e dytë radhazi duke shkuar në kuotën e 6 pikëve ndërsa Laçi mbetet me 1 pikë.

EGNATIA 2-1 LAÇI

20′ Xhoel, 67′ Fangaj/ 73′ Boçka

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida, fiton Egnatia!

90’+3′ Largohen Fangaj, Zejnullai dhe Xhoel. Në lojë futen Rama, Uotlai dhe Drame.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

82′ Egnatia shënon golin e tretë por anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

80′ Boçka ka një shans të mirë për të barazuar shifrat, por nuk arrin të gjejë kuadratin. (VIDEO)

78′ Ahmetaj ndëshkohet me karton të verdhë.

76′ Lushkja del nga loja, i lë vendin Ahmetajt.

73’ GOOOL LAÇI 2-1/ Boçka merr një top të mirë dhe gjuan nga jashtë zonës duke shkurtuar diferencën. Plasin protestat te Egnatia dhe Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

68′ Malota lë fushën e lojës, ka minuta për Dylis.

67′ GOOOL EGNATIA 2-0/ Aksion fantastik i rrogozhinasve! Lushkja i jep asist Fangajt dhe ky i fundit dyfishon shifrat. (VIDEO)

65′ Largohen Bullari dhe Bibo, në lojë futen Traore dhe Ballhysa.

63′ Prodani ndëshkohet me karton të verdhë.

53’ Fangaj kroson për Xhoel, ky i fundit gjuan me kokë por nuk arrin të shënjestrojë portën e Dajsinanit. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë, largohet nga loja Kurti dhe në vend të tij hyn Boçka.

45’+4′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

42’-43’ Malota i gjuan me këmbë Opeh në zonë, Rusta vijon lojën. (VIDEO)

34’ Fangaj bën faull ndaj Tresës dhe ndëshkohet me karton të verdhë nga Rusta.

34’ Ndreca pason për Zejnullain, ky i fundit lëshon predhën drejt portës por Dajsinani bën super pritje. (VIDEO)

33’ Mjaki gjuan nga goditja e dënimit, por topi ishte shumë i fortë por nuk u gjet nga asnjë lojtar.

26’ Ndreca pason një top për Vuthajn, por ky i fundit nuk arrin ta kapë. (VIDEO)

20’ GOOOL EGNATIA 1-0/ Zejnullai pason për Xhoel, ky i fundit nuk gabon dhe kalon në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)

14’ Vuthaj shpërdoron një tjetër rast për gol. (VIDEO)

12’ Lushkja harkon nga këndorja drejt zonës, Xhoel gjuan me kokë por nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

11’ Lushkja nxjerr një top fantastik për Vuthajn por ky i fundit nuk arrin të shënjestrojë si duhet dhe topi shkon jashtë. (VIDEO)

9’ Tresa nxjerr një top të gjatë për Mjakin por ky i fundit nuk arrin ta kapë dhe sfera shkon në dorën e portierit Dobjani.

5’ Lushkja tenton të nxjerr një top të gjatë në zonë, por mbrojtja e Laçit e largon rrezikun.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Dobjani, Alijev, Aleksi, Vuthaj, Lushkja, Malota, Xhoel, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Fangaj

Trajner: Edlir Tetova

LAÇI: Dajsinani, Kurti, Lleshi, Tresa, Bullari, Bibo, Manellari, Prodani, Mjaki, Opeh, Da Silva

Trajner: Armando CungudshgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts