Bayern rikthehet të bëjë…Bayernin. Kampionët e Gjermanisë triumfuan 2-1 ndaj Leipzig, në përballjen e javës së 23-të të kampionatit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë, skuadrat ndryshuan marsh. Harry Kane zhbllokoi takimin, ndërsa nuk vonoi shumë as përgjigja e mysafirëve me Sesko.
Atëherë kur takimi po shkonte drejt barazimit, Kane dërgoi në festë tifozët bavarez. Një gol me peshë të rëndë, një gol 3-pikësh, në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit. Të besuarit e Tuchel renditen në vendin e dytë me 53 pikë. Leipzig aktualisht është në zonën e Europës, në vendin e pestë me 40 pikë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co