Ndeshja mes Lacios dhe Romës sot në Serinë A si gjithmonë është paraprirë nga kaosi dhe dhuna, pasi tifozeritë e dy skuadrave ia kanë dalë të çajnë kordonët e shumta policore dhe të përplasen me njëra-tjetrën.
Policia ishte munduar gjatë gjithë pasdites të mbante grupet e ultrasve larg njëri-tjetrit, por teksa afronte ora e ndeshjes dhe mbështetësit i afroheshin stadiumit, e kishte të pamundur të shmangte një përplasje të tillë në Ponte Milvia.
Policia u detyrua që të përdorte gaz lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë grupet e tifozëv të cilët të armatosur me mjete rrethanore e jo vetëm, po tentonin të kthenin rrugët e Romës në një arenë të vërtetë përleshjeje.
Lazio vs police before the derby against Roma tonight 🇮🇹💥 pic.twitter.com/kS6OsQ3a2p
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) April 13, 2025
Policia sot kishte ndaluar sot thuajse të gjithë trafikun e automjeteve në rrugët që çonin në stadium, me mbi 2 mijë forca policore të angazhuara për të shmangur kontaktet e zakonshme të dhunshme mes palëve.
13/04/2025 Italy 🇮🇹 Derby Lazio – Roma. Lazio vs 1312 pic.twitter.com/gmRsYqMtVN — 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) April 13, 2025
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co