Kolumbia preu një biletë për në finalen e madhe të Kupës së Amerikës, pas suksesit minimal 0-1 ndaj Uruguajit. Në Bank of America Stadium (Charlotte, NC), përveç asaj çka prodhoi fusha e lojës, pas ndeshjes u vu re një episod aspak i përshtatshëm.
Përleshjet më shkallët e stadiumit krijuan një situatë kaotike, teksa kamerat fokusuan momentin kur ylli uruguajan, Darëin Nunez u shndërrua në një ultras, teksa filloi të godiste tifozët kundërshtarë.
Pamjet kanë marrë shpërndarje të gjerë, ndërsa mediat theksojnë se arsyeja e konfrontimit ka të bëjë me ngacmimin e familjarëve të Nunezit nga disa mbështetës të Kolumbisë.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co