Sport

VIDEO/ Kaos në Lojërat Olimpike, barazim 2-2 i Argjentinës me Marokun, organizatorët shprehen se ndeshja s’është mbyllur ende

video kaos ne lojerat olimpike barazim 2 2 i argjentines me marokun organizatoret shprehen se ndeshja seshte mbyllur ende
video kaos ne lojerat olimpike barazim 2 2 i argjentines me marokun organizatoret shprehen se ndeshja seshte mbyllur ende

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka nisur me një duel të ethshëm mes Argjentinës dhe Marokut që u mbyll me shifrat 2-2 me golin argjentinas në minutën e 106-të. Ose të paktën kështu mendonin të gjithë. Një orë pas takimit, organizatorët e turneut kanë bërë të ditur se ndeshja… vazhdon.

Sipas tyre, gjyqtari suedez Nyberg nuk ka mbyllur ndeshjen pas goli të Medina në minutën e 106-të, por thjesht e ka pezulluar atë duke çuar lojtarët në dhomat e zhveshjeve. Shkak janë bërë fishekzjarrët dhe shishet që kanë fluturuar në shenjë proteste nga tifozët marokenë.

Përtej kësaj, po rishikohet momenti i golit me VAR, pasi mendohet se ka një pozicion jashtë loje ngjatë aksionit. Kështu, stadiumi po boshatiset nga tifozët për të luajtur pa praninë e tyre rreth 4 minuta që mendohet se kanë mbetur në ndeshjen ku gjyqtari dha 15 shtesë dhe goli u shënua në të 16-ën.

(VIDEO)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts