Bajer Leverkusen ka marrë një fitore “të rëndë” në transfertë përballë Borusia Dortmund, duke vazhduar në tentativën për të vënë nën trysni Bajern Munihun kryesues. Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar me rezultatin 3-2 në një duel i cili ka qenë i luftuar deri në fund, edhe pse në startin e sfidës dukej krejtësisht ndryshe.