Policia e Vlorës ka ndërhyrë me shpejtësi për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Akërni, ku një 48-vjeçar kërcënonte bashkëshorten e tij me armë zjarri.
Shtetasi B. I. ka qëlluar me një armë kallashnikov në ajër, duke rrezikuar gjithashtu sigurinë e banorëve të zonës.
Pas marrjes së njoftimit në orët e mëngjesit për kërcënimin, shërbimet e Policisë, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, organizuan menjëherë operacionin për arrestimin e autorit. Kur B. I. tentoi të largohej me automjet, ai u bllokua dhe u arrestua.
Gjatë kontrollit të automjetit, Policia sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov me të cilën ai kishte kërcënuar bashkëshorten. Po ashtu, në stanin e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike cannabis dhe municion luftarak.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co