Bota Sport

VIDEO/ Kjo nuk ishte parë kurrë! Presidenti i Federatës Argjentinase cakton një zyrtar që t’i fshijë djersën nga qafa gjatë ndeshjes

video kjo nuk ishte pare kurre presidenti i federates argjentinase cakton nje zyrtar qe ti fshije djersen nga qafa gjate ndeshjes


































Shumëkush mendon se drejtuesit e lartë të futbollit janë kthyer në persona të paprekshëm që komandojnë sipas dëshirës së tyre komunitetin që adhuron këtë sport. Dhe pushteti që kanë, i lejon të bëjnë gjëra të pamendueshme për të tjerët. Vërtetimin e ka dhënë këtë javë Klaudio Fabian Tapia.

asddasadsadsdasads

Drejtuesi i Federatës Argjentinase të Futbollit, me sa duket përton që të fshijë vetë djersën nga qafa dhe për këtë arsye, ka caktuar një zyrtar të organizatës që drejton, që ta bëjë një gjë të tillë dhe t’i bëjë fresk me kuptimin e plotë të fjalës ndërsa ai sheh ndeshjet.

Pamjet e mëposhtme janë regjistruar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë, ku Tapia i djersitur kishte të ulur pas tij një nga zyrtarët e federatës që i fshinte qafën dhe i vendoste një leckë për ta mbajtur të freskët drejtuesin në vapën e madhe në stadium.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts