Konyaspor fitoi 0-2 në fushën e Pendikspor, duke marrë kështu 3 pikë të rëndësishme. Sokol Cikalleshi realizoi golin e parë për këtë vit, në minutën e 12-të. Sulmuesi shqiptar u tregua i saktë, duke shndërruar në gol një 11-metërsh. 33-vjeçari ka luajtur plot 24 ndeshje këtë edicion, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar pasin e fundit 5 herë.
Në takimin e sotëm, të mbajtur në Pendik Stadyumu (Istanbul), “tundi rrjetën” edhe Valon Et’hemi. Konyaspor renditet në vendin e 13-të, sfida e radhës për ta është ndaj Adana Demirspor.
Cikalleshi me shokë synojnë që të sigurojnë mbijetesën sa më shpejt të jetë e mundur. Rivaliteti duket shumë i ashpër këtë sezon, me garën që është e fortë si për titullin, ashtu edhe për mbijetesën.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co