Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga një kënd i ri rekreativ në Tiranë, ndërsa shprehet se ka qenë dhurata speciale e këtij fundviti për banorët e rrugës “Mihal Ciko”.
“Për banorët e rrugës “Mihal Ciko”, ky fundvit erdhi me një “dhuratë” speciale – një kënd i ri rekreativ me stola për pushim, fushë basketbolli dhe hapësira të gjelbëruara”, shkruan Veliaj krahas videos.
Ky kënd rekreativ është një më tepër në listën e shumë projekteve që Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë vitit, duke sjellë më shumë mundësi për argëtim dhe aktivitete sociale në hapësirat publike të qytetit.