Bota Sport

VIDEO/ Kuman në garë me Lëvin, shikoni gjestin e shpifur që bëri trajneri i Holandës

video kuman ne gare me levin shikoni gjestin e shpifur qe beri trajneri i holandes
































Holanda fitoi ditën e sotme kundër Polonisë me rezultatin final 1-2. Trajneri i “tulipanëve”, Ronald Kuman natyrisht që ndihet shumë i lumtur me këtë rezultat që djemt e tij morën kundër polakëve, pasi arritën të koleksiononin 3 pikët e para të Europianit.

koeman-1212-780x439

Megjithatë, Kuman pati disa momente stresuese gjatë ndeshjes, dhe ndoshta harroi që dhjetra kamera dhe sytë e gati të gjithë Europës ishin fokusuar te ai sot. Gjatë një momenti në ndeshje, holandezi është kapur duke kruajtur hundën. Edhe pse deri këtu mund të duket një gjë normale edhe pse jo fort e këndshme, gjesti shkon edhe më tej. Pasi mbaroi me kruajtjen, Kuman fillon edhe e “shijon” gishtin duke e futur në gojë.

Ju rikujtojmë që momente si këto nuk janë të papara në Europiane, sepse në vitin 2016, trajneri i atëhershëm i Gjermanisë, Joakim Lëv bënte pak a shumë të njëjtat gjeste.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts