Në një skenë të vogël në Dimaro, u bë prezantimi zyrtar i Napolit të ri s.
Ekipi, por edhe trajneri, u përshëndet nga entuziazmi i tifozëve të shumtë të pranishëm, të cilët kënduan menjëherë refrenin klasik: Kush s’kërcen është juventin”, pasuar me korin: “Antonio Konte kërce me ne”.
Megjithatë, trajneri ka ndalur këngën e tifozëve, duke i thënë jo kërkesës së tyre dhe më pas ka shpjeguar zgjedhjen:
“Do të doja ta sqaroja njëherë e mirë këtë gjë, do të jem gjithmonë një person i sjellshëm dhe i respektueshëm. Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj. Ne trajnerët duhet të japim shembull. Por unë ju garantoj se jam tifozi numër 1 i Napolit”, deklaroi ndër të tjera Konte.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co