Bota Sport

VIDEO/ Lacio mposhtet nga Udineze, por klubi kryeqytetas bën dedikimin e veçantë për Elseid Hysajn

video lacio mposhtet nga udineze por klubi kryeqytetas ben dedikimin e vecante per elseid hysajn




































Lacio u mposht pasditen e sotme nga Udineze me rezultatin 2-1 në duelin e vlefshëm për javën e dytë të Serisë A. Përballja e sotme ishte speciale për mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili u aktivizua sot për herë të 300-të në një ndeshje të Seria A. Për këtë klubi i Lacios ka postuar një poster në rrjetet sociale.   

hysaj

Hysaj u aktivizua në këtë takim si zëvendësues, kur luhej minuta e 82-të. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori vendin e Marusic.  

Luka dhe Thauvin ishin autorët e golave për Udinezen, ndërkohë që golin e vetëm për Lacion e shënoi Isaksen.  Kujtojmë se më parë në karrierën e tij, Hysaj, ka luajtur me Napolin dhe Empolin. 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts