Në një kompeticion madhor, si Kampionati Europian, ku dhe ditët bëhen të gjata, natyrisht që ekipet gjejnë forma të ndryshme për t’u argëtuar apo për të thyer monotoninë e regjimit. Skuadra spanjolle mbërriti në Pyllin e Zi më 9 qershor dhe që atëherë ka kaluar gati një muaj.
Midis lojërave në tavolinë, shëtitjeve me biçikletë, bisedave të gjata dhe lojërave video, ndër më të veçantët ka qenë Robin Le Normand. Ai ka shfaqur një tjetër talent gjatë kohës së lirë: pianon. Ai tregon se dy vëllezërit e tij më të vegjël ndajnë të njëjtin pasion. Por Robin po bën hapa përpara. “Më pëlqen të luaj në piano, është një botë tjetër.
[embedded content]
Niveli im nuk më lejon të bëj disa këngë, por mund të bëj të tjera”, bën shaka ai. Në mediat zyrtare të federatës spanjolle, Le Normand nuk ka humbur rastin të luajë disa akorde të “Qué viva España!” nga Manolo Eskobar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co