Finalja e humbur përballë Atalantës në Ligën e Europës kishet lënë një shije pak të keqe të Bajer Leverkuseni. Por sot, në finalen e Superkupës së Gjermanisë, skuadra e Çabi Alonsos është kthyer të tregojë se nuk dorëzohet kurrë, teksa ka bërë të sajën trofeun.
Përballë Shtugartit, gjithçka nisi mirë me golin e Boniface për “aspirinat”, por Millot nuk vonoi të barazonte shifrat. Më pas, Terrier u ndëshkua me karton të kuq për faull si lojtar i fundit, duke lënë Leverkusenin me 10 lojtarë që në pjesën e parë e ndryshuar planet e Alonsos.
Shtutgarti gjeti golin e avantazhit me Undav dhe dukej se po i afrohej një suksesi në këtë turne. Por si zakonisht në minutat e fundit, Leverkuseni goditi përsëri, këtë herë me Shik kur regjistrohej e 88-a, për të çuar sfidën në penallti.
Aty, Leverkusen u tregua i saktë në të katër tentativat, ndërsa Shtutgarti humbi dy, duke i dorëzuar trofeun e radhës kombëtar skuadrës së Alonsos.
GOLI I BONIFACE (VIDEO)
GOLI I MILLOT (VIDEO)
GOLI I UNDAV (VIDEO)
GOLI I SHIK (VIDEO)
PENALLTITE (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co