Luis Suarez nuk do të ndryshojë ndonjëherë, kjo pasi është përfshirë në një incident që ndodhi javën e kaluar në fushë, por që tani është bërë viral në rrjet.Në minutën e 89-të të sfidës, teksa Inter Majemi po udhëhiqte me shifrat 3-1 kundër Los Angeles, në ndeshjen e dytë të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kampioneve, përplasja mes Marlon Santos ndaj Lionel Mesit çoi në një rrëmujë lojtarëve të skuadrave.
Luis Suarez dhe Zhordi Alba ishin ndër lojtarët që u hodhën në mbrojtje të mikut të tyre, por ndërsa ata iu bashkuan përplasjes, uruguajani ndjeu një dorë që i preku fytyrën.
Ashtu si në kohët e vjetra, sulmuesi u kthye në mënyrë instinktive dhe kafshoi gishtat… dhe papritur kuptoi se i përkisnin Zhordi Albës dhe ndaloi.
Mbrojtësi i majtë spanjoll dukej se kishte dhimbje të konsiderueshme pasi u tërhoq zvarrë nga ish-sulmuesi i Milanit dhe Francës, Olivie Zhiru.
PANORAMASPORT.AL
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co