Napoli i Antiono Contes duket se e ka seriozisht. Napoletanët mundën pastër 0-4 Cagliarin, në një ndeshje ku rezultati nuk i thotë të gjitha.
Në Sardenjë mysafirët shënuan me Di Lorenzon, i cili u shërbye mjaft mirë nga Lukaku në minutën e 18-të. Cagliari në pjesën e dytë iu afrua disa herë golit, madje goditi dhe shtyllën, por nuk pati forcën e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës.
Bomberi Lukaku dhuroi asist për Kvaran në të 66-tën, ndërsa belgu realizoi gol personal në të 71-të. Në fund pati kohë edhe për Alessandro Buongiorno.
Napoli synon që të këtë edicion të fitojë titullin.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co