Atalanta ka bërë një super ndeshje në transfertë pasi mposhti Napolin kryesues me shifrat 3-0.
Padyshim heroi i sfidës është Ademola Lukman i cili me dygolëshin e tij u tregua vendimtar në pjesën e parë pasi realizoi në minutat 10’ dhe 31’ të ndeshjes.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Retegui i dërgoi shifrat në 3-0 pasi shënoi gol në minutat shtesë.
Me këtë fitore të çmuar Atalanta e Gjimshitit ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë ndërsa skuadra e Kontes mbetet në krye me 25 pikë.
REZULTATI
NAPOLI 0-3 ATALANTA
10′, 31′ Lukman, 90’+3′ Retegui
GOLI I RETEGUI (VIDEO)
GOLI I ANULUAR I KOLASHIN (VIDEO)