Manchester City pësoi disfatë 3-4 ndaj Celtic, në miqësoren e luajtur në SHBA, në Kenan Memorial Stadium (Chapel Hill, NC).
Kampionët e Anglisë e nisën ndeshjen në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa pësuan gol që në minutën e 13-të me Kuhn. Gjithsesi, ekipi i Guardiolës reagoi dhe vendosi ekuilibrat me Bobb. Skocezët bënë gjithccka mirë në pjesën e mbetur të fraksionit, teksa “tundën rrjetën” dy herë me Kuhn dhe Fuhurashi.
Në pjesën e dytë, City ndëshkoi kundërshatin me Perrone dhe Haaland, por të besuarit e Rodgers siguruan suksesin me golin e Palma.
Manchester City vazhdon kështu përgatitjet, në kuadër të sezonit të ri, aty ku synon të gjitha trofetë e mundshëm.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co