Manchester City merr suksesin e radhës në kampionat, teksa sonte në Etihad Stadium (Manchester) triumfoi 3-1 ndaj Burnley. Kampionët e Anglisë “treguan dhëmbët” që në pjesën e parë, duke siguruar fitoren. Në ditëlindjen e 24-të, sulmuesi argjentinas Julian Alvarez realizoi dy gola brenda 22 minutash.
Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Guardiolës thelluan shifrat me Rodrin. Burnley shënoi golin e nderit në fund, falë Ameen Al Dakhil! City shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Burnley ka vetëm 12 pikë dhe është e parafundit.
Tottenham mundi 3-2 Brentford, me skuadrën londineze që për 3 pikët u desh të përmbysë ndeshjen. Fillimisht mysafirët realizuan me Maupay, duke treguar se nuk kishin ardhur thjeshtë për shëtitje në Tottenham Hotspur Stadium (London). Përmbysja e Spurs erdhi me Udogie dhe Johnson, në pjesën e dytë. Goli që “vulosi” një herë e mirë takimin ishte ai i Richarlison. Brentford u fut në lojë me Ivan Toney, por vetëm kaq, pa ndryshuar dot fatin e ndeshjes.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co