Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka qëndruar për më shumë se 5 orë në komisariatin e policisë, për të dhënë sqarime për të që ndodhi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pati një përplasje fizike me këshilltarin tjetër, Halit Valteri.
Në përfundim të marrjes në pyetje, Blushi tha për mediat se ajo ishte një ngjarje e shëmtuar që erdhi si pasojë e provokimit që iu bë.
“Prej 5 orësh janë në komisariatin e narko policisë për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar, për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshteti mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati sic do të marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë, me këtë regjim ka vetëm qëndresë. Përgjigjja do të jetë shembullore në cdo formë, komisariati, policie, qeverie, bashkie. Kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike dhe shqiptare”, tha Blushi.
Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe sende te forta nga Tedi Blushi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranes.
Si nisi konflikti?
Pas miratimit të rendit të ditës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fjalën e mori kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, por u ndërpre nga këshilltari i opozitës, Tedi Blushi, i cili qëlloi edhe me letra Erion Veliajn, më pas nisi edhe konflikti fizik me Halit Valterin.
Mbledhja u ndërpre, ndërsa kryetarja e këshillit bashkiak Romina Kuko njoftoi kërkoi edhe ndërhyrjen e policisë bashkiake.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co